Nadal habit me vendimin e fundit: Nuk marr pjesë në Grandslam!

4 Qershor 2020
20:59
Eraldo Harlicaj
back button

Kampioni i tenisit, Rafael Nadal, i ka habitur të gjithë, pasi ka vendosur të mos marrë pjesë në Grandslamin e SHBA-së, US Open. Spanjolli ka frikë se mund të preket nga COVID-19 prandaj nuk do të rrezikojë.

“Nuk është një situatë e mirë dhe këtë e dimë të gjithë. Nëse do më pyesnin sot nëse do të marr pjesë në turneun e Amerikës përgjigjja ime do të ishte negative. Momentalisht do të ishte ‘Jo’.

“Jam i sigurt se drejtuesit e US Open do të marrin vendimet e duhura për mbarëvajtjen e këtij turneu. Tenisi është një sport ndërkombëtar, por siguria është në plan të parë. Nëse nuk ndihem i sigurt normalisht nuk do të luajë aty”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit