Nadal konfirmon rikthimin në fushë: Mos prisni ndonjë mrekulli, kam një vit që s’luaj

6 Dhjetor 2023
13:33
Telesport
back button

Do të rikthehem, por mos prisni ndonjë mrekulli”. Është kjo deklarata e dhënë nga tenisti spanjoll Rafael Nadal, që pas një viti pushim për shkak të dëmtimit do të rikthehet të luajë së shpejti. Fituesi i 22 grand slam ka konfirmuar praninë e tij në turneun e Brisbane, që nis më 31 dhjetor dhe i paraprin Australian Open.

Kam patur frikë të zyrtarizoja rikthimin, pasi u bë një vit që nuk luaj dhe kam kryer një operacion në kofshë. Ajo që më shqetëson nuk është operacioni, por gjithçka tjetër që ka lidhje me rikthimin. Mendoj se jam gati dhe kam besim te vetja, ndaj shpresoj që gjërat të shkojnë mirë dhe të kem mundësinë që të argëtohem sërish në fushë”, tha Nadal.

Spanjolli, tashmë 37 vjeç, ndodhet në vendin e 663-të në renditjen botërore. “Ka kaluar shumë kohë dhe shpresoj të ndjej sërish nervozizmin, iluzionin, frikërat dhe dyshimet e një ndeshje. Shpresoj të mos pretendoj nga vetja ime ato që kam kërkuar gjithnjë në karrierën time”, u shpreh Nadal.

Është një kohë tjetër, një situatë tjetër, një terren i pa shkelur më parë. gjithnjë kam kërkuar maksimumin nga vetja ime, por shpresoj që këtë herë të mos ia kërkoj vetes këtë gjë. E pranoj se gjërat do të jenë të vështira në fillim dhe dua t’i jep vetes kohë për të arritur sa më shpejt formën optimale dhe të kem antuziazmin e dikurshëm”, tha Nadal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit