Nadal konfirmon turneun e Barcelonës, luan për titullin e 12-të

1 Dhjetor 2018
19:23
Telesport
back button

Ashtu sikurse ka bërë në Montekarlo dhe në grand slam të Roland Garros, tenisti spanjoll Rafael Nadal ka konfirmuar se vitin 2019 do të luajë me objektivin që të triumfojë për të 12-ën herë edhe në turneun e Barcelonës. Ky turne do të zhvillohet në fushat me dhè në datat 20-28 prill dhe Nadal, numri 2 në botë, ka dhënë që tani “OK”-in e tij se do të jetë në këtë event.

Do të luaj edhe vitin tjetër në Barcelonë dhe do të jetë diçka speciale për mua, pasi luaj në këtë turne për të 15-ën herë. Do të luaj për herë të parë në fushën qëndrore, e cila mban emrin tim. Është diçka fantastike dhe falënderoj organizatorët e këtij turneu për nderin që më kanë bërë. Ndaj shpresoj që vitin tjetër t’ua shpërblej këtë nder me një fitore në fushën me emrin tim”, tha Nadal.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit