Nadal në lot për largimin e Federer nga sporti: Bashkë me të ikën edhe një pjesë e imja

24 Shtator 2022
12:13
Telesport
back button

Në fushë kanë qenë rivalë të fortë, por jashtë saj kanë qenë miq të ngushtë. Kjo u konfirmua edhe në ndeshjen e lamtumirës së Roger Federer, që luajti në lojën dyshe bashkë me Rafael Nadal në turneun Laver Cup (në Londër). Ata u mundë nga dyshja amerikane, por miqësira shkon përtej çdo rezultati.

Emocionet që përjetuan të gjithë ishin të mëdha në momentin që Federer jepte lamtumirën, mes duartrokitjeve që nuk pushonin nga fansat në “O2 Arena”. Por edhe në momentin që tenisti zviceran foli para 20 mijë shikuesve, që kishin ardhur për ta parë në ndeshjen e lamtumirës. Ndëra ata që u përlot ishte edhe Nadal, që komentoi këtë largim.

E ndjeja presionin e këtij takimi, pasi isha edhe unë i emocionuar. Atmosfera u bë shumë emotive dhe emocionuese për të gjithë. Për mua ishte një nder i madh të përjetoja kaq afër këtë moment të lamtumirës nga sporti të Roger”, tha Nadal.

Me largimin e Roger nga sporti ikën edhe një pjesë e imja. Pashë familjen e tij në tribunë dhe emocionet ishin të mëdha. E pamundur t’i mbaje lotët. Së bashku kemi bërë një rrugëtim të gjatë dhe pozitiv në fushë. Kur unë nisa, ai ishte aty prej kohësh dhe u bëmë rivalë të fortë. Kemi respekt mes nesh, madje edhe familjet tona, duke e rritur respektin dhe marrëdhënien mes nesh”, tha spanjolli.

Kemi kuptuar se kemi shumë gjëra të përbashkëta edhe pse në fushë kemi qenë gjithnjë të ndryshëm në stilin e lojës. Kjo e bëri rivalitetin tonë shumë special, pasi në jetën private dhe atë familjare jemi të ngjashëm. Ndihem i sigurt kur flas me të dhe kjo është fantastike pas gjithë këtyre viteve. Jam krenar që kam qenë pjesë e karrierës së tij, por më shumë jam krenar që jam miku i tij”, tha Nadal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit