“Nadal një idiot, Novak i fiksuar për t’u bërë si Federer”, – flet i çmenduri Kyrgios

16 Maj 2019
15:47
Eraldo Harlicaj

Nick Kyrgiosin o mund ta duash, ose mund ta urresh, nuk ka rrugë të mesme. Tenisti australian është një nga sportistët me karakterin më të vështirë dhe të paparashikueshëm. Shumë talent dhe cilësi, por shpesh herë arrogant dhe e tepron me veprimet që bën. 

24-vjeçari në një intervistë të tij ka folur dhe ka goditur tenistet më të mëdhenj të momentit. Ai është ndalur fillimisht te Novak Djokovic. "Ai është një tenist shumë i mirë, por mundohet që të pëlqehet si Roger Federer. Ka një fiksim për t'u pëlqyer si ai me veprimet që bën dhe përshëndetjet e turmës".

Gjiganti ka folur më ashpër dhe për Rafel Nadal, ai ka guxuar shumë me fjalët e tij. "Kur ai fiton ndaj një kundërshtari shpreh vlerësimin më të madh për të. Kur humbet fillon me justifikime 'nuk shfaqi respekt ndaj meje, ndaj tifozëve dhe lojës së tenisist'. Xhaxhi Toni (referohet Nadalit) tha për mua se nuk kam arsimin e duhur. 'Hej, kam bërë 12 vjet shkollë, idiot, jam vërtetë i edukuar".

 

Ai nuk u ndal vetëm te Nadal dhe Djokovic, ai mendon se spanjolli Fernando Verdasco është personi më arrogant në botë, ndërsa u shpreh se Federer është absolutisht i paarritshëm për atë që ka bërë për tenistin. Kyrgios tha se është Yhe G.O.A.T (më i miri i të gjitha kohrave). 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit