Nadal: Nuk do të bëj kurrë atë që kanë bërë ata të dy

15 Mars 2019
11:18
Telesport
back button

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, i kualifikuar për në çerekfinalet e turneut Masters të Indian Wells, ka folur për të ardhmen e tij. Ish-numri 1 në botë ka deklaruar se nuk ka një datë të saktë për tërheqjen e tij nga sporti. Gjithsesi, 33-vjeçari shprehet se nuk do të jetë në fushë në moshën 37-vjeçare, siç po bën tani Roger Federer.

Janë të shumtë tenistet mbi 35 vjeç që janë ende në nivel të lartë. Në radhë të parë duhet pasioni për të vijuar ende, por edhe shëndeti. Sidomos në këto turne Masters apo grand slam, ku përballesh me më të mirët në botë. Unë nuk besoj se do të jem në fushë ashtu si Federer, që po fiton edhe tani që është 37 vjeç. Apo si Serena Williams”, tha Nadal.

Gjithsesi, Nadal sqaron diçka. “Të ardhmes nuk i dihet asnjëherë. Nëse do të më pyesnit në moshën 25-26 vjeçare për këtë gjë, do të thoja që nuk do të luaja tenis në moshën 33-vjeçare. Por ja kur jam në fushë. Ndaj mund të ndodhë e kundërta edhe pas disa vitesh. E rëndësishme është të jesh kompetitiv edhe në atë moshë, në mënyrë që të fitosh”, tha Nadal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit