Nadal nuk ia del mbanë, tërhiqet edhe nga turneu i Majemit

19 Mars 2019
14:14
Telesport
back button

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka deklaruar sot se nuk do të luajë në turneun Masters të Majemit që nis nesër. Numri 2 në botë, i tërhequr në gjysmëfinalet e Indian Wells, për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë, deklaroi se nuk është në gjendje të rikuperojë për këtë turne.

Siç thashë edhe kur u tërhoqa nga Indian Wells, kisha një dhimbje të fortë në gju dhe e kuptova se gjërat nuk do të shkonin mirë. Prita sa përfundova të gjitha analizat për të marrë një vendim përfundimtar. Pas konsultimit me mjekun vendosëm të mos luaj në Majemi”, tha Nadal.

Tani jam në shtëpinë time, ku do të pushoj disa ditë, në mënyrë që të rikuperoj në kohë dhe të jem gati për turnetë që do të luhen në fushat me dhè. Do të përpiqem të jem në 100% të formës para se të nisin ndeshjet në sipërfaqen e re dhe më pas do të vendos për kalendarin”, shtoi Nadal.

Më tej, numri 2 në botë shtoi: “Ky dëmtim vjen në një moment jot ë mirë, pasi nuk doja ta ndalja ritmin e përgatitjeve të mira. Jam ndjerë shumë keq kur u dëmtova. Shpresoj të jem gati për turneun e Montekarlos, por do të luaj vetëm pasi të marr miratimin nga ekipi im”, tha Nadal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit