Nadal përfundon me paterica, rikthimi në fushë mbetet një enigmë

13 Shtator 2021
12:07
Telesport
back button

Lajme jo të mira vijnë nga tenisti spanjoll Rafael Nadal, që ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku ecën me paterica. Ish-numri 1 në botë, fitues i 20 grand slam në karrierë, ka bërë me dije se ka kryer një ndërhyrje në këmbën e majtë. Ky është një problem i vjetër për spanjollin, që nuk luan prej një muaji.

Kisha kohë që nuk komunikoja përmes rrjeteve sociale. Ju bëj me dije se në Barcelonë, bashkë me stafin tim mjekësor, kam kryer një trajtim në këmbë. Kjo do të më detyrojë të qëndroj disa ditë pushim absolut dhe disa javë të tjera jashtë fushave. Jam në shtëpi dhe kam nisur fazën e rikuperimit”, u shpreh Rafael Nadal.

Ky trajtim ekstra mund të vonojë rikthimin e Nadal në fushë, që pak kohë më parë pat deklaruar se nuk do të zhvillojë më asnjë ndeshje këtë sezon dhe se do të rikthehet në fushë vitin tjetër. Spanjolli pritet të luajë në grand slam të Australian Open, në janarin e 2022-shit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit