Nadal: Po vonon ndryshimi i brezave, ja çfarë u mungon tenistëve të rinj

14 Shtator 2019
16:41
Telesport
back button

Pas triumfit në US Open tenisti spanjoll Rafael Nadal ka mbërritur në vendilindje. Në një intervistë të dhënë për “AS”, numri 2 në botë rrëfen këtë triumf në Nju Jork, duke thënë se dominimi i tij, Roger Federer dhe Novak Djokovic është mahnitës pavarësisht moshës që kanë këta 3 tenistë.

U bënë vite që flasim për ndryshimin e brezave, por kjo gjë po vonon të ndodhë. Prisja që kjo gjë të kishte ndodhur me kohë. Është e vërtetë që ka shumë tenistë të vështirë për t’u mundur, ashtu sikurse janë “zhdukur” nga qarkullimi disa “të vjetër” si Ferrer, Berdych apo Tsonga”, tha Nadal.

Ndërsa unë, Federer e Djokovic jemi ende në majë. Të rinjtë Medvedev, Zverev, Khachanov, Rublev, Aliassime, Berrettini e Shapovalov janë në qendër të vëmendjes dhe do të marrin së shpejti stafetën, por nuk po arrijnë të bëjnë hapin final për të fituar eventet e mëdha”, tha Nadal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit