Nadal rikthehet në fushë, në Sinsinati mund të bëhet sërish “numri 1”

14 Gusht 2022
9:47
Telesport
back button

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, pas tërheqjes nga turneu Masters i Montrealit (Kanada), ku nuk luajti për shkak të problemeve fizike, ka vendosur të luajë në turneun Masaters të Sinsinatit, që nis të hënën.

Spanjolli, aktuaklisht numri 3 në botë, ka mbërritur në Amerikë për të luajtur në këtë turned he në US Open, që nis më 29 gusht. Nadal, në rast se triumfon në Sinsinati, mund të bëhet numri 1 në botë.

Kjo nuk ka për të qenë e lehtë për spanjollin, pasi këtu luajnë të gjithë tenistët më të mirë dhe në ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale e finale mund të ketë përballë më të mirët.

Për më tepër, që ai mund të bëhet numri 1 vetëm në rast se fiton në Sinsinati dhe rusi Daniil Medvedev nuk shkon në çerekfinale. Pra, duhet një kombinim. Gjithsesi, gjithçka mund të ndodhë dhe Nadal është gati të përfitojë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit