Nadal rrezikoi eliminimin në Indian Wells, ngatërroi orarin e ndeshjes

12 Mars 2019
14:20
Telesport
back button

Rafael Nadal ka rrezikuar eliminimin që në raundin e parë të turneut Masters të Indian Wells. Arsyeja ka qenë orari i takimit. Tenisti spanjoll ka mbërritur në stadiumin ku do të luhej ndeshja 2 orë me vonesë.

Kujtoja se ndeshja do të fillonte në orën 20:00 dhe jo më 18:00”, është justifikuar Nadal te kolegu i tij, Jared Donaldson. Ai po e priste në stadium për të filluar ndeshjen, por pritja ka zgjatur 2 orë.

"Ata nuk kanë për ta nisur ndeshjen pa ardhur ti", ka qenë replika e tenistit të ri amerikan, që e ka marë me sportivitet vonesën e spanjollit.

Gjithsesi, çdo gjë ka shkuar normalisht më tej, pasi Nadal është njoftuar për orarin e ndeshjes dhe tenisti spanjoll është nisur urgjentisht për në stadium. Kjo sfidë u fitua 2-0 (6-1, 6-1) nga Rafael Nadal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit