Nadal triumfon në US Open pas 5 orësh betejë me Medvedev

9 Shtator 2019
8:14
Telesport
back button

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është shpallur fitues i grand slam të US Open, pas fitores 3-2 në finale ndaj rusit Daniil Medvedev (7-5, 6-3, 5-7, 4-6, 6-4), ndeshje e luajtur në Nju Jork. Ky është suksesi i katërt i Nadal në turneun amerikan, i 19-ti në një grand slam, një më pak se Federer.

Fitorja në fushën me çement të US Open ka qenë e vështirë për spanjollin, pasi iu deshën 5 sete për të mposhtur rivalin rus. Edhe pse Nadal fitoi dy setet e para nuk arriti të mbyllë ndeshjen. Medvedev nuk heq dorë dhe rikuperon disavantazhin, duke fituar dy setet e tjera.

Gjithçka u vendos në setin final, ku Nadal fitoi një “Game” me shërbimet e kundërshtarit, duke fituar 6-4 dhe shpërthyer në lot nga gëzimi. Dëshpërim për Medvedev, që synonte suksesin e parë në një grand slam, por pa sukses.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit