Nadal zbulon dy turnetë e fundit të këtij sezoni për të marrë kreun

22 Tetor 2020
11:13
Telesport
back button

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka bërë me dije se sezoni 2020 për të nuk ka përfunduar, pasi triumfoi në Roland Garros, numri 2 në botë u shpreh se do të diskutonte me stafin e tij për të ardhmen.

Pas 2 javësh pushim, Nadal ka zfgjidhur të gjitha dilemat. Ai do të luajë edhe në dy turne të tjerë: Në turneun Masters të Parisit dhe në finalet e ATP Championship, që zhvillohet në Londër.

Të dy këto turne do të luhen në salla të mbyllura, me spanjollin që synon të grumbullojë pikët e nevojshme për ta mbyllur vitin 2020 në krye të renditjes. Shpesh Nadal ka munbuar në finalet ATP si pasojë e dëmtimeve, por këtë vit mbërrin në formën optimale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit