Nagelsmann dorëzohet: Nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndaluar

2 Qershor 2020
19:14
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Leipzig, Julian Nagelsamnn, ka pranuar se nuk mund ta ndalë Timo Werner-in të largohet nga klubi.

Werner, i cili ka shënuar në fitoren 4-2 të marrë nga skuadra e tij kundër Koln-it të hënën, kërkohet nga Liverpool, Manchester United, Chelsea dhe Inter.

“Nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Ai e di çfarë ka te Leipzig dhe çfarë mendoj unë për të”.

“Një lojtar duhet ta ndiejë se mund të përmirësohet. Nëse nuk e ndien një gjë të tillë, nuk do të shërbente për asgjë t’i thuhej që të qëndrojë këtu”.

“Në fund, është jeta e tij, karriera e tij, ai duhet ta vendosë. Nuk mund t’i them asgjë të re Timo-s”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit