Nagelsmann kritikon yllin: Nuk do të gjejë gjithmonë trajnerë si unë

8 Prill 2021
18:25
Denis Hakanaj
back button

Pas humbjes kundër Bayern Munich, që ka mbyllur pothuajse luftën për titull për Bundesliga-n, Leipzig-u i Nagelsmann kërkon të kthehet te fitorja.

Të shtunën, klubi i Red Bull do të sfidojë Werder-in dhe trajneri ka folur për  gjendjen e Angelino-s, i cili ka lajmëruar në rrjetet sociale se është gati të luajë:

“Nëse nuk do të ishim në emergjencë në mbrojtje, nuk do ta grumbulloja. Jemi të gjithë të gëzuar që ka rikuperuar, por ka gjëra në jetë që duhet të përmirësojë”, ka thënë Nagelsmann.

“E kam thënë mendimin tim mbi rrjetet sociale, mendoj se është e gabuar të komunikosh diçka nëpërmjet tyre. Si të ndahesh me të fejuarën me SMS. Ka trajner që nuk janë kaq të qetë sa unë. Duhet të mësoj të sillet më mirë në të ardhmen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit