Nagelsmann nuk sheh përtej Kampionatit Evropian: E ardhmja ime? Do të shohim…

10 Shkurt 2024
8:55
Alfred Lleshi
back button

I intervistuar nga “Sky Sport De”, në periferi të shortit të Ligës së Kombeve, Julian Nagelsmann nuk donte të ndalej tek e ardhmja e tij. Trajnerit të Gjermanisë do t’i skadojë kontrata pas Kampionatit Evropian, që kombëtarja e tij do ta luajë në shtëpi kësaj vere:

“Jo, nuk kam menduar ende të shkoj në stolin e Ligës së Kombeve në shtator. Duke pasur parasysh që kontrata ime skadon pas Europianit, e kam thënë që në fillim të mandatit se objektivi është ky kompeticion, që do të zhvillohet në verë në vendin tonë. Më pas do të shohim nëse do të jem ende trajner.

Nëse rikonfirmohem do të përgatitemi mirë dhe do të përpiqemi të marrim sa më shumë fitore në grupin e Ligës së Kombeve. Ne duam të bëjmë një Europian të mirë, më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit