Nainggolan: Te Cagliari u bëra burrë, tek Inter-i…

22 Mars 2019
15:15
Denis Hakanaj
back button

4 gola në sezon dhe disa dëmtime që kanë kushtëzuar rendimentin, duke e mbajtur larg fushave më shumë se duhet. Sezoni i Radja Nainggolan tek Inter-i mund të përmblidhet në këtë mënyrë. Mesfushori i kërkuar me ngulm nga Spalletti nuk ka bindur deri tani me zikaltrit. 

"Ninja" ka dhënë një intervistë për kanalin e Serisë A në Youtube: "Kur mendoj për shtëpinë, mendoj për Anversën. Më pas për Cagliari-n, ku kam krijuar familjen time, dhe nga Roma kam vetëm kujtime të bukura. Këtu në Milano më kanë pritur me shumë dashuri, por është akoma herët për të thënë si do të përfundojë". 

Për Cagliari-n – "Ishte një familje, ndihesha si në shtëpi. Luhej për një ishull të tërë dhe çdo ndeshje ishte një betejë. në Sardenjë jam bërë burrë, ishte një sfidë e vështirë, sepse më është dashur të tregoja menjëherë cilësitë e mia në Serinë A". 

"Kujtimi më i bukur është goli i parë në Serinë A, që erdhi dy javë pas ndarjes nga jeta të mamasë sime, së cilës i detyrohem për gjithçka. I vetmi mëkat është se nuk më ka parë të debutoja".

Për Inter-in – "Jemi një skuadër e fortë, një grup i bashkuar. Na ka munguar vazhdimësia në rezultate, por duam të kualifikohemi në Champions League. Spalletti? Kemi patur gjithmonë një marrëdhënie të mirë. Ka bërë shumë  për të më marrë këtu dhe dua t'ia shpërblej". 

"Jam kritikuar shumë, sepse të gjithë prisnin shumë, por dëmtimet me kanë kushtëzuar si kurrë më parë në karrierën time. Gjithsesi, rikthimi te goli ka qenë një kënaqësi e madhe dhe shpresoj të vazhdoj në këtë rrugë".  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit