Napoli do 100 milionë € për Insigne, hidhen në sulm tre gjigantët e Europës

10 Mars 2019
18:26
back button

Napoli ka vendosur çmimin 100 milionë euro për Lorenzo Insigne, i cili thuhet të jetë i pakënaqur, me Manchester City, Liverpool dhe PSG gati të fillojnë negociatat. 

Sipas La Gazzetta dello Sport, kapiteni i rritur në akademinë e ekipit mund të largohet nga Napoli nëse vjen një ofertë bindëse. 

Më përpara, presidenti Aurelio De Laurentiis nuk ka pranuar ta shesë sulmuesin anësor për asnjë shifër, por situata mesa duket ka ndryshuar. 

Manchester City, Liverpool dhe PSG janë përfolur për Interesin që kanë shfaqur për italianin në të shkuarën dhe raportohet se shifra 100 milionë euro nuk do të ishte një problem për këto klube. 

La Gazzetta thekson se Insigne nuk është i kënaqur me gjendjen e ekipit dhe kërkon të shkojë diku ku mund të fitojë trofe, si dhe po ndjen presionin e të qenurit kapiteni i ekipit pas largimit të Marek Hamsik. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit