Napoli feston fitoren ndaj Genoa-s: Vetëm Atalanta ka bërë më mirë se ne

8 Korrik 2020
21:50
Denis Hakanaj
back button

Menjëherë pas fitores kundër Genoa-s, Napoli ka dashur të nënvizojë ecurinë shumë të mirë në fazën e dytë të Serisë A me një mesazh në Twitter:

“Napoli, – lexohet në postim, – mban vendin e dytë në renditje në fazën e dytë mbrapa Atalanta-s me një mesatare pikësh për ndeshje 2.25”.

Fitorja e arritur sot kundër Genoa-s e ka ngjitur skuadrën e Gattuso-s në vendin e pestë të renditjes, një pozicion që garanton kualifikimin direkt në fazën me grupe të Europa League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit