Napoli fiton mes drithërimave, Udinese e tremb me 2 gola në 3 minuta (Pamjet)

12 Nëntor 2022
17:01
Denis Hakanaj
back button

Napoli ka marrë fitoren e radhës në kampionatin italian dhe kryeson klasifikimin e Serisë A me një avantazh prej 11 pikësh përkohësisht në pritje të ndeshjeve të Lazio-s dhe Milan-it.

Gjithçka ka filluar mirë për skuarën e Luciano Spalletti-t, që ka gjetur golin e avantazhit pas vetëm 15 minutash lojë falë një goditje të bukur me kokë të Osimhen.

GOLI I OSIMHEN – VIDEO

Vetëm Harry kane (9) ka shënuar më gola me kokë se sulmuesi i klubit napolitan (8) në vitin kalendarik 2022 në pesë kampionatet kryesore të Europës.

Dyfishimi i avantazhit ka ardhur në minutën e 31-të. Zielinski ka marrë një pasim në zonë nga Lozano dhe ka mposhtur portierin me një goditje të bukur me hark me të djathtën.

GOLI I ZIELINSKI – VIDEO

GOLI I ELMAS – VIDEO

Në minutë e 58-të, vendasit kanë realizuar edhe golin e tretë me Elmas, që duket se kishte mbyllur ndeshjen, por nuk ka qenë kështu sepse bardhezinjtë kanë rihapur gjithçka me dy gola të shpejtë të Nestorovsky (79′) dhe Samardzic (82′).

GOLI I NESTEROVSKI – VIDEO

GOLI I SAMRDZIC – VIDEO

Megjithatë, Napoli ka arritur të ruajë avantazhin në minutat e mbetura dhe ka siguruar fitoren e 13-të në këtë kampionat ku vazhdon të jetë i pamposhtur pas 15 javëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit