Napoli fiton mes polemikave, por historia më e bukur i përket trajnerit Motta: ishte i shkarkuar në dhjetor, sot fluturon

23 Janar 2022
17:42
Telesport
back button

Gjithçka shumë e lehtë për Napolin në “Diego Maradona”. Salernitana zgjat një pjesë loje, më pas bie për shkak të lodhjes dhe mungesave të mëdha.

Mision i përmbushur për djemtë e Spallettit, që ngjiten në renditje. Vendosin golat e Juan Jesus, Mertens (penallti), Rrahmani dhe Insigne (penallti)

I kotë barazimi i përkohshëm i firmosur nga Bonazzoli.

Duhet të ishte ndeshje e lehtë për Napolin, por jeta u ndërlikua, sidomos pas avantazhit të Juan Jesus. Bonazzoli gjeti barazimin dhe episodi që ndezi gjakrat ishte ai i golit të 2-1 dhe asaj penalltie të dyshimtë. Nga aty, ndeshja mbaroi dhe Napoli menaxhoi dhe shënoi dhe dy herë të tjera.

Barazim mes Torinos dhe Sassuolos. Skuadra e Juric gjen avantazhin shumë shpejt me Sanabria, por në fund është Raspadori ai që barazon shifrat në 1-1.

Por, çudia e madhe ndodh me Spezia. Më 22 dhjetor, përpara Spezia-Napoli, Thiago Motta ishte praktikisht i shkarkuar. Giampaolo refuzon dhe kështu që ai qëndron…

Nga ai moment:

– fitore ndaj Napolit

– Fitore ndaj Milanit

– Fitore ndaj Sampdorias së Giampaoalos

– 12 pikë në 5 të fundit dhe +8 pikë nga zona e rënies nga kategoria.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit