Napoli fiton ndeshjen e fundit, por ka 15 minuta të çmendura në stadium! Tifozeritë përleshen mes tyre (PAMJET)

22 Maj 2022
14:49
Telesport
back button

Napoli përfundoi Serie A me një fitore 3-0 në La Spezia – tashmë e sigurt – me mbijetesen ne këtë Serie A. Blutë e Spallettit festuan vendin e tretë duke shënuar të gjithë golat në pjesën e parë.

Sfida u zhbllokua tashmë në minutën e 4′ nga një veprim personal i Politanos. Pas një ndërprerjeje prej rreth një çerek ore për shkak të përplasjeve në tribunë, Napoli u rrit edhe me shume duke gjetur dyfishimin në minutën e 25-të me Zielinski dhe golin e trete me pas me Demme-n në minutën e 36-të.

Por, ti kthehemi incidentit! E pabesueshme në “Picco” të La Spezia-s. Në një ndeshje pa asnjë rëndësi për klasifikimin, atë mes mikpritësve ligurianë dhe Napolit, ndodhi e papritura.

Rreth dhjetë minuta pas ndeshjes, me Azurrët tashmë në avantazh falë golit të Politanos, mes dy tifozëve nisen përplasjet, të përfunduara me pushtim të fushës, pas portës së mbrojtur nga Meret. Arbitri kështu u detyrua të ndërpresë ndeshjen për rreth 12 minuta para se të kthehej qetësia.

Sipas rikonstruksionit të episodit, disa tifozë të Napolit u larguan nga sektori i mysafirëve, duke hedhur flakadan drejt këndit kundërshtar dhe duke u futur në fushë pasi tensionet ishin shfaqur tashmë para fillimit të ndeshjes (flitet për një agresion të disa ultrasve të La Spezias ndaj një autokolonë tifozësh napolitane të pashoqëruar nga policia).

Të njëjtët lojtarë të Spalletti-t dhe Thiago Motta-s u përpoqën t’i bëjnë ata racionalë pa ia arritur. Policia në këtë pikë bëri një kordon dhe i ktheu ultras napolitanët në sektorin e mysafirëve pas gati një çerek ore negociata.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit