Napoli frikëson Setien: Do të kenë një avantazh të madh

10 Korrik 2020
17:36
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Barcelona-s, Quique Setien, ka folur në lidhje me ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League, që skuadra e tij do të luajë kundër Napoli-t në gusht.

“Do të jemi të ndalur për plot 20 ditë. Ndoshta  do të kishte qenë më mirë të kishim vetëm një javë pushim”, ka thënë trajneri i katalanasve.

“Mendoj se ky do të jetë një avantazh për Napoli-n, duke parë se Seria do të përfundojë më vonë se La Liga. Gjithsesi, disa ditë më shumë pushim mund të na ndihmojnë”.

“Nuk e dimë se çfarë është më mirë, do ta shohim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit