Napoli gjen akordin me sulmuesin brazilian, Gremio bëhet pengesë!

25 Maj 2020
19:53
Telesport
back button

Dikur shumë pranë transferimit te Milani, sot pranë Napolit. Bëhet fjalë për Everton Soares, sulmuesi i krahut te Gremio, që tashmë ka përfunduar në radarët e Gattusos dhe De Laurentiis, por vlera e tij duket se nuk ka pësuar asnjë ndryshim.

TMW: Napoli-Everton, il Gremio chiede 32 mln, la situazione

Futbollisti brazilian ka gjetur akordin me klubin italian dhe është i lumtur që do të transferohej aty, duke marrë kështu vendin e Lozanos, që do të shitet gjatë verës. Por, pengesa quhet Gremio, që ka kërkuar 30 mln euro, të cilat konsiderohen shumë për një futbollist që këtë vit nuk është se ka bërë diferencën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit