Napoli gjen avantazhin, kapiteni Insigne realizon një gol magjik dhe ia dedikon Maradona-s! (VIDEO)

29 Nëntor 2020
21:27
Telesport
back button

Pas 30 minutash lojë është zhbllokuar sfida në “San Paolo” mes Napolit dhe Roma-s.

Skuadra e Gattusos ka kaluar në avantazh me anë të kapitenit të shumëkritikuar Lorenzo Insigne, që ka realizuar mrekullisht në një goditje dënimi nga distanca.

Një gol që më pas ka pasur dedikimin e veçantë për ndarjen nga jeta të idhullit të Napolit dhe “San Paolo”-s, Diego Armando Maradona.

Napoli sot ka veshur një uniformë të veçantë në nder të “El Pibe de Oro”.

Pikërisht pas golit, festimi i kapitenit ka qenë i tillë, duke bërë zemrën me duar dhe i emocionuar duke shkuar të marrë fanelën me numrin 10 dhe emrin Maradona, për ta treguar te kamera…

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit