Napoli harron Juventusin, super Mertens falë edhe Llorentes!

14 Shtator 2019
19:56
back button

Napoli ka harruar menjëherë sfidën e humbur 4-3 ndaj Juventusit në Torinodhe kthehet te suksesi në kampionat. E bën ndaj Sampdorias me rezultatin 2-0 dhe dy gola të Dries Mertens, që megjithatë ka pasur edhe ndihmën e Fernando Llorentes, në debutimin e tij axurr.

Për spanjollin asist i bukur për belgun. Sakaq, kjo ishte ndeshja e parë në “San Paolo” në këtë kampionat për djemtë e Ancelottit, që kanë fituar dy ndeshje dhe humbur 1 në Serie A, duke përfituar kështu edhe nga ndalesa e Juventusit.

  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit