Napoli humb sulmuesin, Juventusi e merr në vend të Higuainit

10 Korrik 2020
19:07
Eraldo Harlicaj
back button

Arkadiusz Milik ia ka bërë të qartë Napolit se nuk do të rinovojë kontratën me klubin e tij. Sulmuesi ka patur një sezon me oshilacione, dëshira për t’u larguar luan një rol të madh në formën e tij sepse është shfaqur shumë i shpërqëndruar.

Napoli nga krahu tjetër nuk dëshiron që ta humbasë me parametra zero, por duket se diçka e tillë do të ndodhë. Dyshimi i madh i napolitanëve është se Milik i ka premtuar Juventusit se do t’i bashkohet sapo të mbyllet sezoni aktual.

Torinezët kërkojnë që të gjejnë zëvendësuesin e Gonzalo Higuainit dhe emri i Milik duket i duhuri. Futbollisti i Napolit e njeh mirë kampionatin italian dhe ka shumë eksperiencë në Serie A. Ai mund të jetë një lëvizje e mirë për Napolin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit