Napoli humb yllin, bashkohet me Ancelottin në Angli!

24 Mars 2020
16:15
Eraldo Harlicaj
back button

Allan mund të ndjekë ish-trajnerin e tij Carlo Ancelotti te skuadra e Evertonit. Ylli i Napolit nuk ka rinovuar dhe do të largohet në fund të sezonit. Një lëvizje e tillë është thuajse e sigurtë, pasi futbollisti ka patur debate të forta me drejtuesit e tij. 

Ai me shumë mundësi do të largohet drejt Anglisë, aty ku do të luajë në skuadrën e ish-teknikut të tij Carlo Ancelotti. Ky i fundit e pëlqen shumë futbollistin dhe e do në ekip. 

Evertoni është i gatshëm për t’i plotësuar dëshirat e tij ekonomike dhe me shumë mundësi transferimi i brazilianit do të ndodhë brenda verës. Allan shihet një përforcim i rëndësishëm për ringritjen e Evertonit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit