Napoli-Lazio, momenti kur Gattuso humbi kontrollin në fund të ndeshjes (Video)

2 Gusht 2020
12:18
Denis Hakanaj
back button

Igli Tare ka arritur ta mbajë, edhe pse me vështirësi, pas ndeshjes së fundit të sezonit të Serisë A të luajtur në San Paolo dhe të fituar 3-1 nga Napoli- i tij.

Megjithatë, Gennaro Gattuso, nuk ka qenë aspak i kënaqur në fund të ndeshjes dhe duket se ka humbur kontrollin pas një fyerje raciste nga një pjesëtar i stafit të lazio-s.

Dikush mësohet t’i ketë thënë “Terrone” (term fyes që përdoret shpesh nga veriorët e italisë për të përshkruar ata të jugut).

Nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur, por trajneri i Napoli-t ka pranuar se ka pasur një zënkë në distancë me Simone Inzaghi-n gjatë ndeshjes:

“I kemi thënë disa fjalë të tepërta njëri-tjetrit. Kam ekzagjeruar, e kam nisur unë gjithçka, duhet të jem i ndershëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit