Napoli, magjistari Ancelotti kishte parashikuar gjithçka

23 Tetor 2019
23:27
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Napoli-t, Carlo Ancelotti, ka analizuar fitoren e rëndësishme 3-2 të marrë në fushën e Salzburg-ut.

“E prisja një gjë të tillë, sepse e dija se duhej të bënim një sakrificë dhe të luanim me zgjuarsi për të marrë një fitore këtu”, ka thënë tekniku italian pas ndeshjes për Sky Sport.

“Kemi luftuar, ka qenë një ndeshje shumë tërheqëse dhe kemi ruajtur përqendrimin për 90 minuta. Është një rezultat i madh. Ndoshta jo të gjithë e njohin Salzburg-un, por ata janë shumë të rrezikshëm, veçanërisht në fushën e tyre dhe ne na është dashur të japim maksimumin për t’i mposhtur”.

Ancelotti ka folur më pas edhe për Mertens, i cili ka prakaluar Maradona-n në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e Napoli-t.

“Ka qenë një mbrëmje e madhe për atë, për ne, Napoli është kthyer të fitojë një transfertë në Champions League pas tre vitesh dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu”.

“Insigne? I thashë para ndeshjes se do të luante dhe se do të vendoste takimin. Nuk jam një magjistar, por ia thashë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit