Napoli merr fitoren e tretë radhazi

12 Maj 2019
19:58
back button

Napoli ka fituar 2-1 ndeshjen e javës së 36-të të Serie A ndaj SPAL. Skuadra e Ancelotti-t kërkon ta mbyllë sa më mirë pjesën e mbetur të sezonin dhe kjo ishte fitorja e tretë radhazi.

Të kaltrit janë larg luftës së madhe për dy vendet e mbetura që të kualifikojnë në Champions League, por janë po aq larg edhe nga Juventus. 

SPAL e ka siguruar mbijetesën prej shumë javësh dhe mundohet ta mbyllë sa më lart sezonin, pse jo mes 10-të më të mirëve, gjithsesi duhet ta provojë përsëri javën tjetër. 

Ishte Allan ai që kaloi të tijtë në avantazh në minutën e 49’ të takimit me një gol të bukur nga brenda zonës. 

Petanga barazoi përkohësisht me penallti në minutën e 84’, përpara se Rui të rikthente avantazhin për miqtë me golin e fitores. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit