Napoli mposht Lazio-n dhe vendos rekord shtyllash

20 Janar 2019
22:26
back button

Napoli ka marrë një fitore të madhe pasi ka mposhtur Lazio-n me rezultatin 2-1 në San Paolo. 

Ishte një sfidë tepër delikate për të besuarit e Carlo Ancelotti-t ndaj Lazio-s që vinte në stadiumin e tyre pas disa rezultateve të mira në javët të fundit. 

Napoli kaloi i pari në avantazh me Callejon, i cili shënoi golin e gjashtë ndaj Lazio-s, viktima e preferuar e mesfushorit spanjoll. 

Milik i dha avantazhin e dyfishtë përpara se Immobile të ngushtonte diferencën, por kartoni i kuq i Acerbi-t i ka kushtëzuar kryeqytetasit. 

Mbrojtësi, pas 149 ndeshjeve radhazi, do të mungojë në ndeshjen e radhës.

Napoli duhet të kishte fituar më thellë këtë ndeshje, por fati nuk ka qenë me ekipin e vendit të dytë, që ka goditur plot katër herë shtyllën gjatë kësaj sfide. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit