Napoli, murali i Maradonës bëhet atraksioni i dytë turistik më i vizituar në Itali

29 Nëntor 2024
8:53
Alfred Lleshi
back button

Murali që përshkruan Diego Armando Maradonën në Napoli është bërë vendi i dytë turistik më i vizituar në Itali, përpara gërmimeve të Pompeit dhe vetëm pas Koloseut.

Sipas “Il Sole 24 Ore”, media e cila ka mbledhur vlerësimet e bëra nga agjencitë e udhëtimit, ka pasur mbi 6 milionë vizita në veprën që përshkruan kampionin argjentinas, në vitin 2023.

Popullariteti i zonës vërtetohet edhe nga rritja e aktiviteteve ekonomike të pranishme brenda një kilometri katror: +6,5% krahasuar me vitin 2021.

Murali, i vendosur në “Via Emanuele de Deo” dhe i krijuar nga Mauro Filardi në vitin 1990, ka qenë gjithmonë një vend adhurimi për tifozët e Napolit, por që nga vdekja e “Pibe de Oro”, në vitin 2020, është bërë afeksion i vërtetë për vizitorët dhe fansat e tij nga e gjithë bota. Atë po e vizitojnë tifozët e futbollit, por edhe më shumë se kaq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit