Napoli në ankth për Rrahmanin, mbrojtësi i pazëvendësueshëm në “bokse” te Kosova

22 Shtator 2022
8:50
Alfred Lleshi
back button

Në shtëpinë e Napolit bie alarmi i Rrahmanit. Mbrojtësi, i cili iu përgjigj rregullisht thirrjes së trajnerit kosovar Alain Giresse për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros, mund të mos luajë të parën nga dy kualifikueset në fjalë.

Sipas raportimeve të gazetës kosovare ‘Nacionale’, ish-mbrojtësi i Veronës dyshohet se ka një problem fizik të paspecifikuar, por që do të kërkojë kontrolle të mëtejshme mjekësore në orët e ardhshme.

Vetëm pas përgjigjes së testeve të radhës, të cilave do t’iu nënshtrohet qendërmbrojtësi i Napolit, stafi mjekësor i Kosovës do të jetë në gjendje të konstatojë nëse lojtari së paku do të mund të jetë në stol kundër Irlandës së Veriut dhe më pas ndoshta të përdoret kundër Qipros, në ndeshjen e fundit të grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve, që aktualisht drejtohet nga Greqia.

Mbetet të shihet edhe nëse Rrahmani mund të bëjë rikthim më të hershëm te Napoli. E sigurt është se mbrojtësi nuk është stërvitur me bashkëlojtarët, pasi ka arritur në grumbullimin e Kosovës.

Indikacionet e para sugjerojnë një problem muskulor pas ndeshjes së fituar ndaj Milanit, por gjithsesi Napoli ka shqetësim për kushtet e një prej lojtarëve të pazëvendësueshëm në formacionin titullar të Spalletti.

Rrhamani luajti tetë nga nëntë ndeshjet zyrtare të Napolit, mes kampionatit dhe Champions League, si titullar, duke anashkaluar vetëm ndeshjen në shtëpi kundër Lecce për shkak të rotacionit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit