Napoli në Champions por pa stadium, ja ku do t’i luajë ndeshjet

6 Maj 2019
20:32
Telesport
back button

Skuadra e Napolit, e renditur e dyta në Serinë A dhe që sezonin tjetër do të luajë në Champions League, ende nuk ka një stadium ku të luajë takimet. Lajmin e konfirmojnë mediat italiane (tuttomercatoweb), sipas së cilës UEFA ende nuk i ka dhënë një licensë stadiumit “San Paolo” të Napolit. Të paktën për momentin.

Për këtë arsye, klubi i presidentit Aurelio de Laurentiis ka propozuar që ndeshjet në fushën e tij brenda t’i luajë në Bolonja, në stadiumin “Renato Dall’Ara”. Disi e çuditshme kjo zgjedhje, pasi bëhet fjalë për një qytet dhe stadium larg Napolit (janë refuzuar qytetet më afër, Palermo e Bari).

UEFA ka lëshuar sot licensat për sezonin 2019-2020 në lidhje me stadiumet e Serisë A që plotësojnë kriteret e lejuara dhe ai i Napolit ende nuk është gati (16 klube e kanë siguruar atë). Gjithsesi, klubi napoletan e ka apeluar çështjen dhe pritet që në një moment të dytë të vijë licensa e shumëpritur, për t'i luajtur ndeshjet e Champions League në stadiumin "San Paolo".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit