Napoli në kolaps, Fiorentina i bën gjëmën në shtëpi! (VIDEO)

18 Janar 2020
22:41
back button

Napoli dhe Genaro Gattuso duken në kolaps total tashmë, teksa mposhten në shtëpi nga Fiorentina me shifrat 0-2. Humbja e katërt në pesë ndeshje në Serie A për trajnerin Gattuso, me Napolin e tij që duket pa identitet.

Nga një gol për çdo pjesë për Fiorentinën, që duket e rilindur me Iachinin në stol. Fillimisht ishte Federico Chiesa, i cili shënoi në minutën e 25-të.

Napoli tentoi të rikthehej në lojë dhe krijoi disa raste, por golin e gjetën përsëri miqtë. Në të 74-tën ishte një supergol i Dusan Vlahovic, që vrau sfidën, duke i dhënë triumfin 0-2 ekipit nga Firence.

Kështu, Napoli konfirmon një ndër sezonet më të errët të viteve të fundit, me të kaltrit që renditen në vendin e 12-të me 24 pikë, po aq sa Fiorentina që është ngjitur e 13-ta.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit