Napoli në zi, trajneri Gattuso humb njeriun e dashur

2 Qershor 2020
12:10
Alfred Lleshi
back button

Tronditje e madhe për Genaro Gattuso dhe Napolin. Të dyja palët janë në zi, pas lajmit shokues se motra e trajnerit ka ndërruar jetë në spital. Vajtim i jashtëzakonshëm për ish-mesfushorin energjik të Milanit, që këtë mëngjes ka humbur njeriun e dashur. Mësohet se motra e tij ishte e shtruar në spitalin e Varese që nga muaji shkurt. Trajneri i Napolit e mësoi lajmin në fushën e stërvitjes, teksa po punonte me ekipin. Për pasojë, Gattuso nuk mori pjesë në konferencën e zakonshme për shtyp, pasi udhëtoi menjëherë për në Varese.

Motra e tij, Francesca, ishte 37-vjeçe. Ajo u bë keq ndërsa trajneri ishte i zënë me transfertën në fushën e Sampdoria, më 3 shkurt. Gattuso, sapo mori lajmin asokohe, u largua menjëherë nga Genoa drejt Varese, ku motra u operua menjëherë dhe u shtrua në spital, në kujdesin intensiv të mjekëve. Francesca Gattuso jetonte në Gallarate, në provincën e Varese, ku për vite me radhë banon edhe familja e ish-lojtarit të Milanit, i cili ka dhe një aktivitet tregtar në zonë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit