Napoli nuk përmbahet, shkruan historinë me 5 gola dhe parakalon Milan-in (Pamjet)

15 Gusht 2022
20:31
Denis Hakanaj
back button

Napoli e ka nisur sezonin e ri të Serisë A me një fitore mbresëlënëse në transfertë. Skuadra e Spalletti-t, në fakt, ka mundur 5-2 Verona-n dhe tani ka marrë përkohësisht kreun e renditjes.

VERONA-NAPOLI VIDEO

Një fitore me përmbysje për Rrahmanin me shokë. Kanë qenë vendasit ata që kanë shënuar të parët me Lasagna-n në minutën e 29-të.

Reagimi i miqve ka qenë i shpejtë me dy gola të shënuar në harkun e 11 minutave nga Kvaratskhelia (37′) dhe Osimhen (45+3′). Pjesa e dytë ka nisur me një gol nga Verona, me Henry që  ka barazuar për vendasit në minutën e 48 -të.

VERONA-NAPOLI VIDEO

Më pas ka ardhur festivali i golave nga ana e axurrëve. Zielinski (55′), Lobotka (65′) dhe Politano (79′). Napoli ka shënuar edhe golin e gjahstë me Ounas në minutën e 83-të, por që është anuluar për pozicion jashtë loje.

Një fitore e bukur për ekipin e Spalletti-t, që nuk duhet harruar se gjatë merkatos së verës ka humbur lojtarë me peshë si Koulibaly, Insigne dhe Mertens.

VERONA-NAPOLI VIDEO

Për herën e parë në historinë e klubit, Napoli ka shënuar më shumë se katër gola në ndeshjen hapëse të sezonit në Serinë A. Njëkohësisht, Verona ka pësuar për herën e parë 4 gola në ndeshjen e parë të sezonit në kampionatin italian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit