Napoli parakalon Chelsea-n dhe Inter-in për yllin e Serisë A

10 Janar 2019
13:05
Denis Hakanaj
back button

Nicolo Barella është lojtari më i kërkuar në këtë merkato të janarit. Mesfushori italian duke se do të largohet nga Cagliari brenda fundit të këtij muaji. Për të, në fakt, interesohet Chelsea i Maruizio Sarri-t, Inter dhe Napoli, me këta të fundit që kanë rritur ofertën. 

Londinezët kanë ofruar 50 milionë euro për italianin, të cilin Cagliari e vlerëson 55. Kështu, De Laurentiis ka ofruar 20 milionë euro plus kartonët e Rog dhe Ounas, që vlejnë 25 milionë euro të dy bashkë.  

Ky operacion nuk ka lidhje me të ardhmen e Allan. Objektivi i Napoli-t, në fakt, është që të ketë në ekip brazilianin (PSG është gati të bëjë një çmenduri për të) dhe Barella-n, i cili ndiqet edhe nga Inter, me zikaltrit që kanë ofruar 30 milionë euro plus Eder dhe huazimin e Bastoni-t për sezonin e ardhshëm.   

Gjithashtu, Napoli dhe Inter i kanë ofruar 4 milionë euro në sezon për pesë vitet e ardhshme Barella-s, i cili fiton aktualisht 700.000 euro në sezon me Cagliari-n. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit