Napoli përmbys ndaj Cagliari-t me ndihmën e VAR

5 Maj 2019
22:34
back button

Napoli, me shumë fat, ka mposhtur Cagliari-n 2-1 në San Paolo. Vendi i dytë në renditje ka përmbysur në fund të takimit duke regjistruar fitoren e 22-të të sezonit. 

Napoli ishte ekipi që dominoi ndeshjen që nga minuta e parë, por skuadra e Carlo Ancelotti-t e kishte shumë të vështirë të krijonte mundësi të mira shënimi. 

Pas pushimit, miqtë kanë shënuar në mundësinë e parë të pastër që iu paraqit. 

Ishte Pavoletti ai që shënoi golin e avantazhit për Cagliari-n krejt befasisht në minutën e 63’ të takimit. 

Vendasit nuk u pajtuan me këtë rezultat të pamerituar dhe Mertens ka shënuar golin e barazimit në minutën e 85’ të ndeshjes. 

Në kohën shtesë, arbitri, pas konsultimit të gjatë me VAR, ka akorduar një penallti të dyshimtë në favor të vendasve. 

Ishte Lorenzo Insigne ai që nuk ka gabuar nga pika e bardhë duke i dhënë tre pikët e radhës napolitanëve. 

Sulmuesi italian ka pasur një mesazh për tifozët, pasi u ka bërë me gishta simbolin e zemrës. Mesa duket ai kërkon të qëndrojë te Napoli. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit