Napoli peshkon në “San Siro”, nis bisedimet me mesfushorin!

16 Nëntor 2019
12:42
back button

Napoli po përgatitet për një revolucion në janar dhe këtë gjë e ka konfirmuar presidenti Aurelio De Laurentiis, sipas të cilit shumë lojtarë pritet që të largohen nga ekipi i tij.

Për këtë arsye, drejtuesit kanë nisur të lëvizin në merkato dhe të kërkojnë përforcime. Lëvizja e parë duket se është kryer dhe sipas raportimeve nga “Calciomercato”, Napoli ka nisur bisedimet për të siguruar shërbimet e Franck Kessie.

Ky i fundit po kalon një moment negativ, teksa u la edhe jashtë ekipit në ndeshjen e fundit ndaj Juventusit. Largimi në janar nga “San Siro” duket i sigurt, me Milanin që kërkon të paktën 20-25 milionë euro. Napoli e kërkon afrikanin si zëvendësues të Allan, me brazilianin që me shumë mundësi do të largohet nga “San Paolo” në janar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit