Napoli rigjen shkëlqim edhe në Europë, Legia Varshava zgjat deri sa zëvendësohet Ernest Muçi (VIDEO)

21 Tetor 2021
23:06
Telesport
back button

Napoli merr fitoren e  parë në grupin e Europa League teksa mbërrinte sonte ndaj Legia Varshavës me vetëm 1 pikë…

Një sukses që u poq me kujdes dhe duke pritur, pasi goli i parë që zhbllokoi ndeshjen dhe “çau” kështu barrikadën e ndërtuar nga polakët me plot 7 futbollistë përpara portierit, erdhi në minutën e 76-të me kapitenin Insigne.

Më pas, goli i Osimhen dhe ai i Politanos mbyllën llogaritë në një 3-0 të pastër dhe mëse të merituar.

Ernest Muçi luajti 72 minuta për t’u zëvendësuar më pas. Një rastësi ose jo por më pas ndodhi edhe hapja e mbrojtjes së Legias që pësoi tre gola.

Në Grupin B duhet regjistruar suksesi i rëndësishëm i Monacos në fushën e PSV Eindhoven, ndërsa talenti Isak i Sociedad i dha tre pikët spanjollëve në Austri ndaj Sturm Graz.

Fiton Rangers i Gerrard 2-0 ndaj Brondby, ndërsa spektakolare ishte sfida në Pragë mes vendasve të Sparta-s dhe Lyon, që e përmbysi në 3-4 në fund, duke mbetur edhe me dhjetë.

Në grupin D fiton Frankfurt 3-1 ndaj Olympiacos, kur Galatasaray në grupin e Lazios merr një sukses të rëndësishëm në Rusi përballë Lokomotiv.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit