Napoli synon të rikthejë “Matador”, i ofron 7 milionë euro në sezon

2 Prill 2020
11:18
Alfred Lleshi
back button

Napoli mund ta revolucionarizojë sulmin e vet në merkaton e ardhshme. Bisedimet për rinovimin e kontratës së Milik nuk vazhdojnë në mënyrën më të mire, ndaj nuk është aspak e qartë që polaku do të qëndrojë, përkundrazi. Pikërisht për këtë arsye, klubi po kërkon për një zgjidhje tjetër. Shumë i lakmuar është Immobile, por Lotito nuk do ta lejojë xhevahirin e tij të largohet nga Lazio. 

Lojtarë të tjerë, gjithashtu, pëlqehen nga De Laurentiis, por askush nuk do ta kishte jehonën e Edinson Cavani në Napoli. Uruguajani ka një kontratë, që i skadon me PSG në fund të këtij sezoni. Ai dukej se do të përfundonte tek Atletico Madrid, por bisedimet pothuajse janë fikur plotësisht. Nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi në fjalë të rinovojë me parizienët. Me pak fjalë, çdo diskutim është i hapur.

Kështu, sipas “Tuttosport”, Napoli po bën llogaritë nëse mund t’ia dalë për ta rikthyer “Matador”. Klubi axurr është i gatshëm të nënshkruajë me Cavani një kontratë 3-vjeçare, me pagë 7 milionë neto në vit, plus 7 milionë në momentin e firmosjes. Një shifër vërtet joshëse për një lojtar që tani është 33 vjeç dhe kur u largua nga Napoli ishte 26 vjeç…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit