Napoli sytë drejt Barcelonës, Rrahmanit i vjen rivali nga Spanja

4 Prill 2020
20:15
Eraldo Harlicaj
back button

Napoli po mendon që të bëjë një goditje të mirë në merkato. Skuadra napolitane ka hedhur sytë nga mbrojtësi i Barcelonës, Junior Firpo. Mediet spanjolle shkruajnë se italianët duan qendërmbrojtësin. 

Futbollisti ka luajtur 17 ndeshje me Barcelonën që prej momentit që është blerë nga Betis. Ai ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist. Drejtori sportiv Cristiano Giuntoli po e monitoron me kujdes situatën.

Barcelona mund ta shesë për 20 milionë euro, ndërsa një lëvizje e tillë konsiderohet surprizë nga Napoli, pasi skuadra italiane bleu në janar Amir Rrahmanin. Ky i fundit u kushtoi 14 milionë euro ekipit të Gattusos. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit