Napoli, tifozi ha pica duke u arratisur nga kaosi: videoja bëhet virale

16 Mars 2023
18:09
Denis Hakanaj
back button

Dëshironi të hani një ushqim të shpejtë pasdite në qendrën historike? Mos u shqetësoni nëse përplasjet mes ultrasve të Napoli-t dhe Eintracht-it ndodhin gjatë kohës që jeni duke ngrënë.

Kështu duhet të ketë menduar djali protagonist i një videoje që u bë virale në rrjetet sociale. Incidentet kanë filluar në Piazza del Gesù dhe shumë njerëz detyrohen të ikin për strehim.

Një djalë me flokë të gjata të zeza ka vënë re problemet e para dhe ndërsa mbante ende kartonin, ka kafshuar një fetë pice duke u arratisur nga vendngjarja.

Momenti është kapur nga televizionet dhe është bërë virale. Shumë komente ironike nga napolitanët që lavdërojnë personin e përfshirë në videon argëtuese.

“Pizza është gjithmonë pizza”, ka shkruar dikush, të tjerë kujtojnë “prioritetet e jetës” pavarësisht kaosit që shpërthen rreth tyre. Një pasdite për t’u harruar për rendin publik dhe një imazh i shëmtuar për futbollin.

MOMENTI I ARRATISE SE TIFOZIT – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit