Napoli turpëron Ajax-in, “zhbllokohet” Liverpool, vazhdon “mallkimi” për Atletico-n (Pamjet)

4 Tetor 2022
23:17
Denis Hakanaj
back button

Vazhdon forma e jashtëzakonshme e Napoli-t. Rrahmani me shokë po dhurojnë spektakël dhe po dominojnë në Serinë A dhe në Champions League.

Pas fitore 3-1 të marrë para tri ditësh në Serinë A kundër Torino-s, ekipi i Spalletti-t ka mundur 6-1 në transfertë Ajax-in, duke i shkaktuar holandezëve humbjen më të thellë historikë në të gjitha kompeticionet që nga nëntori i 1964-ës (9-4 kundër Feyenoord në Eredivisie).

Dhe të mendosh se kanë qenë holandezët që kanë shënuar të parët pas vetëm 9 minutash lojë, por me pas në fushë ka qenë vetëm Napoli.

AJAX-NAPOLI 1-6 – VIDEO

Raspadori (18′, 47′), Di Lorenzo (33′), Zielinski (45′), Kvaratskhelia (63′) dhe Simeone (81′) kanë shënuar për Axurrët. Ajax ka mbetur me 10 lojtarë në minutën e 73-të pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga tadic.

Rrahmani me shokë kryesojnë Grupin A me 9 pikë pas tri ndeshjeve të para, të ndjekur nga Liverpool me 6 dhe Ajax me 3. Në vendin e fundit është Rangers me 0 pikë.

Fitore edhe për skuadrën e Jurgen Klopp, që ka harruar zhgënjimet në kampionat dhe ka mposhtur me rezultatin 2-0 ekipin e Rangers në shtëpi. Alexander-Arnold (7′) dhe Salah (53′, pen) kanë shënuar për Të Kuqtë.

LIVERPOOL-RANGERS 2-0 – VIDEO

Zhgënjen Atltico Madrid, i mundur 2-0 në fushën e Club Brugge dhe në vendin e fundit të Grupit B me 3 pikë. Colchoneros nuk kanë fituar kurrë një ndeshje europiane në Belgjikë në tetë tentativa. Spanjollët kanë luajtur më shumë ndeshje zyrtare europiane në tokën belge pa fituar se çdo skuadër tjetër.

Ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo e luajtur në Portugali mes Porto-s dhe Lverkusen, është fituar nga  vendasit me rezultatin 2-0. Zaidu (69′) dhe Galeno (87′) kanë qenë autorët e golave.

CLUB BRUIGGE-TOTTENHAM 0-0 – VIDEO

Gjermanët kanë humbur një penallti me Schick në fundin e pjesës së parë kur rezultati ishte 0-0 dhe kanë mbetur me dhjetë lojtarë në minutën e 88-të pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Frimpong.

Në fund, në Grupin D, Eintracht Frankfurt dhe Tottenham-i i Antonio Conte-s nuk kanë përfituar nga humbja e Sporting në fushën e Marseille dhe janë ndarë në paqe 0-0.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit