Napoli, zbulimi i Osimhen: “Është i pabesueshëm…”

19 Janar 2023
16:19
Denis Hakanaj
back button

Objektivi është titulli dhe dëshira për t’u përmirësuar falë trajnerit dhe shokëve të tij. Ky është në përmbledhje mendimi i Victor Osimhen. Sulmuesi i Napoli-t foli për të kaluarën dhe të ardhmen e tij, duke lavdëruar Spalletti-n dhe Kvaratskhelia-n, duke kujtuar ëndrrën që skuadra ka ndjekur që nga gushti:

“Titulli ka qenë një nga synimet tona që kur e nisëm sezonin”, pranoi qendërsulmuesi nigerian, duke folur në radion Kiss Kiss Napoli. Të shtunën është Salernitana:

“Mund të ketë surpriza në çdo ndeshje. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, ne duam absolutisht të fitojmë”. Napoli është rikthyer nga eliminimi surprizë ndaj Cremonese-s në Kupën e Italisë:

“Ky është futbolli. Ne vetëm duhet të shikojmë gabimet tona dhe të përpiqemi t’i korrigjojmë ato”. Kishte shkuar shumë më mirë të premten e kaluar: “Ndeshja Napoli-Juventus ishte një natë e mrekullueshme”.

Dymbëdhjetë gola në kampionat për Osimhen, forca lëvizëse dhe lider i Napoli-t: “Ndonjëherë më kanë penguar dëmtimet, por kur jam mirë dhe në formë të mirë, mund të bëj edhe më shumë se çfarë kam treguar deri tani”.

Spalletti luajti një rol themelor në rritjen e tij: “Ai është një burim i rëndësishëm frymëzimi për mua, ai më ndihmon të kem vetëbesim më të madh”.

Kvaratskhelia, nga ana tjetër, është një aleat i çmuar: “Ai është i jashtëzakonshëm. Ai ka një aftësi teknike unike, por sigurisht që nuk mund të harroj lojtarë të tjerë teknikisht të fortë me të cilët kam luajtur, si Insigne dhe Mertens”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit