Napoli, ZYRTARE: ndalet Osimhen, ja sa ndeshje të mungojnë

31 Mars 2023
14:46
Denis Hakanaj
back button

Luciano Spalletti do të duhet të heqë dorë nga Victor Osimhen për ndeshjen e së dielës në mbrëmje në ‘Maradona’ kundër Milan-it dhe më gjerë. Sulmuesi nigerian i Napoli-t, në fakt, ka pësuar një dëmtim që do ta lërë jashtë fushës për disa ditë.

Në faqen zyrtare të klubit napolitan, në deklaratën e lëshuar thuhet: “Osimhen, që nga rikthimi në kombëtare, i është nënshtruar testeve të cilat kanë vënë në pah një dëmtim. Gjendja e tij do të vlerësohet javën e ardhshme”.

Prandaj, mungesa ndaj kuqezinjve të dielën në mbrëmje është e sigurt, siç thamë, por edhe ajo në ndeshjen kundër Lecce-s të premten e ardhshme në orën 19.00.

Testet që do të zhvillohen javën e ardhshme do të sqarojnë nëse do të ketë mundësi për ta rikuperuar të paktën për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League në San Siro, sërish kundër Milan-it, të planifikuar për të mërkurën më 12 prill.

Në mungesë të golashënuesit më të mirë të Serisë A, Luciano Spalletti me të gjitha gjasat do të mbështetet te Giovanni Simeone në qendër të sulmit kundër ekipit të Pioli-t në kampionat.

Pikërisht ‘Cholito’, në ndeshjen e fazës së parë, ishte ai që ndëshkoi Djallin në San Siro, në mes të shtatorit. Giacomo Raspadori, i cili ishte jashtë për më shumë se një muaj për shkak të një dëmtimi dhe sapo është rikthyer, me siguri do ta nisë nga stoli, gati për t’u aktivizuar gjatë ndeshjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit