Naser Aliji refuzon rinovimin me Dinamo București, zbulohet shkaku

24 Qershor 2019
10:56
Alfred Lleshi
back button

Naser Aliji nuk dëshiron të vazhdojë të luajë në Rumani, me Dinamo Bucuresti, edhe pse klubi i kryeqytetit rumun dëshiron ta zgjasë marrëveshjen me të. Kështu bën me dije media rumune (digisport.ro), duke zbuluar dëshirën e anësorit shqiptar. Po kështu, hidhet dritë edhe mbi të ardhmen e lojtarit tonë të kombëtares, i cili preferon ta vazhdojë karrierën në Zvicër, për të qenë më afër familjes.

Naser Aliji luajti 16 ndeshje në fanellën e Dinamos dhe paraqitjet e tij u vlerësuan pozitivisht. 25-vjeçari arriti në Bukuresht në nëntor 2018, kur Dinamo u eliminua nga Kupa e Rumanisë. Në karrierën e tij, Aliji ka luajtur për Aargau U-16; FC Basel U-16, U-18 dhe U-21, FC Basel, Kaiserslautern dhe Virtus Entella. 500 mijë euro është çmimi në tregun e futbollit për Naser Aliji, sipas “Transfermarkt”. Andrei Sin pritet të jetë zëvendësuesi i Alijit te Dinamo Bucuresti. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit