Nata e çmendur e yllit të NBA: 4 femra dhe 50,000 dollarë bakshish

12 Mars 2023
10:55
Denis Hakanaj
back button

Janë pasuruar me detaje të tjera dy netët e çmendura të Ja Morant (ndërmjet 2 dhe 4 Mars). Në fakt, imazhet e reja tregojnë yllin e NBA-së në ‘Shotgun Willie’s’ lokal në Glendale, Kolorado, në shoqërinë e një gruaje me tanga që i kalon në prehër dhe brenda sallës, me pothuajse çdo centimetër të dyshemesë të mbuluar me para.

“E gjithë dhoma ishte plot me para, aq shumë”, tha një anëtar i klubit që pa skenën. Basketbollisti 23-vjeçar nuk ka kursyer asnjë shpenzim për të shijuar mbrëmjen, duke dhënë 50,000 dollarë bakshish dhe para në dorë gjatë natës së çmendur.

Menaxheri i lokalit tha se Morant ka hyrë në ‘Shotgun Willie’s’ me një mik dhe dy roje sigurie rreth orës 1:30 të mëngjesit, disa orë pas fitores së Grizzlies në Houston kundër Rockets.

Tetëdhjetë minuta pasi avioni i ekipit u ul në Denver, ylli i Memphis dyshohet se mbërriti në klub dhe hyri në dhomën e pasme dhe më pas shkoi në sallën e VIP-ave, ku dyshohet se shpenzoi 900 dollarë për të rezervuar dhomën për tre orë.

“Ai ishte aty për të festuar, donte disa vajza në dhomë”, shtoi menaxheri i klubit. Në vendin e ngjarjes Morant më pas dyshohet se pagoi për katër kërcimtarë dhe shërbimin e shisheve dhe porositi një shumëllojshmëri ushqimesh që përfshinte një shportë me krahë pule të tymosur, dy pjata me copa pule dhe patate të skuqura dhe një biftek, sipas burimeve të brendshme dhe raporteve. Më pas është kthyer në klub për herë të dytë, natën e 4 marsit.

Deborah Dunafon, një nga pronaret e ‘Shotgun Willie’s’, konfirmoi më tej se Morant “ishte jashtëzakonisht i respektueshëm dhe i ëmbël dhe nuk piu gjatë vizitës së tij të dytë. Kemi pasur lojtarë mos respektues, të neveritshëm të Nuggets dhe Broncos që hidhnin vajzat në dhoma”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit